• Momentalisht webfaqja është në përpunim

Vizita e zyrtarëve të ARRU-së në KRU “Hidromorava” Sh.A në Gjilan

Kryeshefi ekzekutiv i KRU”Hidromorava” SH.A Gjilan, Muhamed Suliqi, së bashku me stafin e tij Z.Agim Sllamniku-Sekretar i Kompanis,
Znj. Nerxhivane Krasniqi-Zyrtare për Personel, Znj.Rina Ahmeti Kasumi- Zëdhënëse e Kompanis, Z.Granit Sylejmani- Pergjegjës i Lexuesve si dhe dy zyrtaret e Departamentit per Konsumator Znj.Shqipe Sadiku dhe Znj, Albulena Beqiri pritën në takim zyrtarët e Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, përkatësisht të Departamenti për Çështje Ligjore Z.Bexhet Bala dhe Znj.Mejreme Berisha.
Në këtë takim u paraqitën katër çështje me prioritet të cilat u diskutuan si në vijim:
-Nënshkrimi i kontratave të shërbimit me konsumatorët,
-Nënshkrimi i marrëveshjeve të shërbimit me komunat,
-Zbatimi i proceduarve dhe përdorimi i mekanizmave ligjor për
lidhet e paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit,
-Interpretimi/ Sqarimi i Vendimit të ARRU-së për pezullimin e
ndërprerjeve të shërbimeve të ujësjellësit,
-Të ndryshme
Gjatë takimit zyrtarët e ARRU-së u informuan nga Kryeshefi Ekzakutiv Z.Suliqi dhe zyrtarët e Kompanisë lidhur me ecurin e punëve të pikave të lartcekura si dhe me problemet dhe gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme dhe ligjore në realizimin e tyre.
Lidhur me nënshkrimin e kontratave të shërbimit me konsumatorët, zyrtarja e Departamentit për Konsumator znj.Shqipe Sadiku, informoi zyrtarët nga ARRU që KRU”Hidromorava”SH.A në Gjilan,nga 38.500 mijë konsumatore sa i ka në shërbim, ka arritë që të nënshkruaj afersisht 50% kontrata të konsumatorëve. Dhe, ky proces do te vazhdoj me angazhim të shtuar deri në përmbushjen e plotë të këtij standardi me të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Ndërsa,lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve të shërbimit me komunat, Kryeshefi Ekzekutiv Muhamed Suliqi, informoi zyrtarët nga ARRU që Kompania ka të nënshkruara marrëveshjet me të gjitha komunat,duke filluar nga komuna e Gjilanit, Vitis,Kamenices, Ranillukut, Parteshit si dhe Novëbërdes dhe u shpreh që ka bashkpunim jashtëzakonisht të mirë me të gjitha komunat.
Zyrtari i ARRU-se Z. Bexhet Bala,gjatë diskutimit theks të veqant i dha edhe çështjes të zbatimit të proceduarve dhe përdorimit të mekanizmave ligjor për lidhjet e paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit
Z.Bala, u shpreh që duhet të përdoren mekanizmat ligjore në gjykatë dhe në prokurori dhe të bëhen kallxime penale për gjithë konsumatorët që keqperdorin ujin dhe që bëjnë lidhje të paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit, sepse çdo keqpërdorimi apo lidhje ilegale në rrjetin e ujesjellësit është veper penale.
Z. Bala, sqaroi rëndësinë e zbatimit të këtyre proceduarave, sidomos për ndaljen apo zvogëlimin e keqpërdorimeve, si dhe zvogëlimin e humbjeve të ujit, si dhe sqaruan vendimin e ri të ARRU-së për pezullimin endërprerjeve të shërbimeve të ujësjellësit.
Në fund të takimit pas të gjitha diskutimeve të shumta që ishin me rëndësi të veqant për Kompaninë, zyrtarët e ARRU-së, falemnderuan Kryeshefin ekzekutiv Z.Suliqin dhe stafin e tij për pritjen dhe diskutimet që u zhvilluan mbrenda takimit.
Zyrtarët e ARRU-së u ndanë shumë të kënaqur me takimin dhe u shprehën që ka qenë një takim shumë i frytshëm dhe i dobishëm pasi që u diskutuan shumë çështje të rëndësishme.