Ankesat dhe Zgjidhjet

Nëse mendoni se në ndonjë mënyrë ju është bërë parregullsi në lidhje me faturat e ujit (apo në kartelën e llogarisë suaj), nga KRU Hidromorava sh.a., atëherë Ju mund të paraqisni një ankesë në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve, duke specifikuar ankesën tuaj si më poshtë.

Si të bëj një ankesë?

Step 1.

Hapi 1

Paraqituni në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorit ose shkarkoni formularin e ankesave të konsumatorit.

Step 1.

Hapi 2.

Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin.

Step 1.

Hapi 3

Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar) për të specifikuar llojin e ankesës apo kërkesës.

Step 1.

Hapi 4.

Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës suaj.

Step 1.

Hapi 5.

Nënshkruani formularin dhe vendosni datën në formularin e ankesave.

Step 1.

Hapi 6.

Duke i bashkangjitur dokumentet përcjellëse që mendoni se do t’ju ndihmojnë në shqyrtimin më të drejtë të ankesës, dërgoni formularin tek zyrja për konsumatorë të KRU Hidromorava ose në emailin zyrtar
info@kru-hidromorava.com

Nëse konsumatori vë re se pagesa e bërë, nuk është regjistruar në llogarinë e tij duhet të paraqitet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve në KRU Hidromara sh.a., të bëjë ankesë duke bashkangjitur dëftesë-pagesën e tij dhe dëshmi të tjera.

Nëse faturat e juaja nuk vijnë me rregull apo nuk vijnë fare, paraqiteni këtë në KRU Hidromorava sh.a. që kjo mos të ndodhë në të ardhmen.

Nëse ju jeni faturuar me mbi limit për shkak të gabimeve të leximit apo faturimit dejtonu tek zyrja për konsumatorë apo na kontaktoni përmes telefonit : 00 383 44 983 071

Keni privatizuar një ndërmarrje dhe në kartelën e ndërmarrjes së privatizuar është një borxh që i takon ndërmarrjes së vjetër, kërkoni të shlyhet ky borxh dhe të ndërrohet emri, me vete sillni të gjitha dokumentet e procesit të privatizimit dhe të dhënat e firmës suaj.

Keni pronë, që ka qenë e uzurpuar nga uzurpatorë të ndryshëm dhe  borxhi i akumuluar nga uzurpatori nuk është i juaji. Paraqituni në sportelet e KRU Hidromorava sh.a. dhe me vete sillni dokumentet e lëshuara nga Agjencioni Kosovar  i Pronës, i cili dëshmon se prona juaj ka qenë e uzurpuar. Ju keni pranuar çelësat e pronës prej një datë të caktuar dhe kërkoni që të shlyhet shpenzimi deri në atë datë. Borxhi i pakontestuar duhet të paguhet.

Nëse jeni shkyçur nga rrjeti i furnizimit me uje te pishem pa njoftim. Paraqituni në KRU Hidromorava me deklaratën tuaj duke kërkuar të dini pse nuk keni marrë njoftim.