Regjistrimi i konsumatorit të ri në KRU “Hidromorava” Sh.A

Regjistrimi i konsumatorit të ri në KRU "Hidromorava" Sh.A

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Konsumatorët komercialë duhet të sjellin edhe regjistrimin e biznesit. Nga ekipet e KRU Hidromorava do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me uje. KRU Hidromorava do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve prej pranimit të kërkesës për kyçje.

Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me uje.

Më poshtë mund ti gjeni gjitha aplikacionet

Shkarkoni aplikacionet