Rishikimi i planit te biznesit 2022-2024

PERMBLEDHJE

Rishikimi i planit te biznesit 2022-2024  ofron një pasqyrë te aktiviteteve që kompania planifikon të ndërmerr gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe te sigurt me ujë, si dhe të përmbushë objektivat e planifikuara të ndërmarrjes në mënyrë të matur dhe efikase.

Në këtë plan të biznesit, gjithashtu, i kushtohet rëndësi edhe  ndikuesve të jashtëm  si: legjislacioni, ndikimi socio-ekonomik, ndikimi mjedisor etj., si dhe organizimit të brendshëm të kompanisë siç janë: struktura organizative, qeverisja dhe menaxhimi i rrezikut.

Objektivat e Kompanisë na sigurojnë të  fokusohemi në  shërbimin sa më të mirë ndaj konsumatorëve, duke identifikuar  faktorët  kyç që dërgojnë drejt  përmbushjes së  planit të biznesit.