Plani i Biznesit 2023-2025 ofron një pasqyrë te aktiviteteve që kompania planifikon të ndërmerr gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe te sigurt me ujë, si dhe të përmbushë objektivat e planifikuara të ndërmarrjes në mënyrë të matur dhe efikase.
Në këtë plan të biznesit, gjithashtu, i kushtohet rëndësi edhe ndikuesve të jashtëm si: legjislacioni, ndikimi socio-ekonomik, ndikimi mjedisor etj., si dhe organizimit të brendshëm të kompanisë siç janë: struktura organizative, qeverisja dhe menaxhimi i rrezikut.
Objektivat e Kompanisë na sigurojnë të fokusohemi në shërbimin sa më të mirë ndaj konsumatorëve, duke identifikuar faktorët kyç që dërgojnë drejt përmbushjes së planit të biznesit.
Objektivat financiarë, përfshijnë rritjen e të hyrave nga inkasimi, si dhe uljen e kostos së ofrimit të shërbimit. Në bazë të këtij plani, ndërmarrja parashikon të arrijë arkëtim nga shitja e ujit në vlerë prej 2,388 milion EUR, si dhe shpenzimet operative të jenë rreth 1,872 milion EUR, kurse investimet kapitale te arrijnë vlerën prej 408 mijë EUR, të cilët parametra janë të përcaktuara nga Autoriteti Rregullator për ujëra si : zgjerim dhe mirëmbajtje e infrastrukturës dhe jo-infrastrukturës.
Iniciativat kryesore që do të merren gjatë planit tre-vjeçar të biznesit, synojnë të sigurojnë që shërbimet me ujë të përmbushin objektivat e ndërmarrjes , si dhe kënaqshmërinë e konsumatorit. Gjithashtu, do të synohet ngritja e normës së faturimit të bazuar në lexim të ujëmatësve deri në 100%, dhe do të vazhdohet me pastrimin e bazës së të dhënave për konsumatorët jo-ekzistent.