Plani i Biznesit 2019-2021 ofron një pasqyrë te aktiviteteve që kompania planifikon të ndërmerr gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe te sigurt me ujë, si dhe të përmbushë objektivat e planifikuara të ndërmarrjes në mënyrë të matur dhe efikase.
Në këtë plan të biznesit, gjithashtu, i kushtohet rëndësi edhe ndikuesve të jashtëm si: legjislacioni, ndikimi socio-ekonomik, ndikimi mjedisor etj., si dhe organizimit të brendshëm të kompanisë siç janë: struktura organizative, qeverisja dhe menaxhimi i rrezikut.
Objektivat e Kompanisë na sigurojnë të fokusohemi në shërbimin sa më të mirë ndaj konsumatorëve, duke identifikuar faktorët kyç që dërgojnë drejt përmbushjes së planit të biznesit.