Bordi i drejtorëve

Habil Zeqiri

U.D. i Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve

Habil Zeqiri (Anëtar i Bordit të Drejtorëve në KRU “Hidromorava” Sh.A)  ka lindur më 17 korrik 1961 në Cernicë të Gjilanit. Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme dhe studimet universitare në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë – drejtimi i përgjithshëm. Karrierën profesionale e ka nisur në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku ka punuar nga 2 maj 2002 deri më 1 gusht 2024. Prej 9 marsit 2022, është anëtar dhe drejtor i Bordit të Drejtorëve në KRU “Hidromorava” në Gjilan.

Linda Fazliu

Lindita Fazliu (Anëtare e Bordit të Drejtorëve në KRU “Hidromorava” Sh.A)  ka lindur në Prishtinë. Shkollimin universitar e ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin Ekonomi dhe Menaxhment. Ka përfunduar dy studime master në Menaxhment të Përgjithshëm Ndërkombëtar dhe në Menaxhment dhe Informatikë, si dhe ka një licencë profesionale për mësimdhënie. Ka përvojë të gjerë në sektorin publik dhe privat, duke mbajtur pozita udhëheqëse në fusha të ndryshme si financa, menaxhim dhe edukim. Aktualisht punon si profesoreshë në arsimin e mesëm të lartë. Është anëtare e Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidromorava” që nga marsi i vitit 2022.

Ferdane Sylejmani

Ferdane Tahiri-Sylejmani (Anëtare e Bordit të Drejtorëve në KRU “Hidromorava” Sh.A) ka lindur në vitin 1979 në Vushtrri. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Banka dhe Financa. Ka përfunduar edhe studimet master në po të njëjtin universitet, në drejtimin “Banka, Financa dhe Auditim”. Është kontabiliste e çertifikuar, auditore e jashtme e çertifikuar, eksperte e lartë tatimore dhe auditore e brendshme e çertifikuar nga SHKÇAK. Ka ndjekur trajnime të shumta në fushat e financave, tatimeve dhe prokurimit publik (përmes IKAP). Ka mbi 20 vite përvojë profesionale në sektorin publik, ndërmarrjet publike, sektorin privat dhe atë bankar. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe është e martuar.

Arban Hoxha

Arban Hoxha (Anëtar i Bordit të Drejtorëve në KRU “Hidromorava” Sh.A)  ka lindur në vitin 1963 në Cerrnicë të Gjilanit. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Bujqësisë në Zagreb, në drejtimin e blegtorisë, ndërsa studimet master në Agrobiznes i ka kryer në Gjermani. Që nga viti 2012 është i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Prej 9 marsit 2022 është anëtar i Bordit të Drejtorëve në KRU “Hidromorava” në Gjilan.

Menaxhmenti

Ymer Salihu

Kryeshef Ekzekutiv

Ymer SALIHU (Kryeshef Ekzekutiv në KRU “Hidromorava” sh.a) ka lindur në vitin 1967 në Gjilan. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar edhe studimet master në Kolegjin “GLOBUS”, në drejtimin “Financa dhe Kontabilitet Ndërkombëtar”. Është kontabilist i çertifikuar dhe ekspert i lartë tatimor, i certifikuar nga SCAAK, si dhe auditor i brendshëm për sektorin publik dhe privat, i çertifikuar nga IKAF . Ka ndjekur trajnime të shumta në fushën e financave, kontabilitetit dhe auditimit të brendshëm . Ka mbi 25 vite përvojë profesionale në: organizata humanitare, në sektorin bankar, si dhe në sektorin publik. Aktualisht jeton në Gjilan, është i martuar dhe ka dy fëmijë!

Merita Dauti

U.D e Zyrtares së Lartë Financiare

Ajsun Abdullahu Sadiku

Sekretare e Ndërmarrjes