Debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis – më 30.09.2024

Debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis – më 30.09.2024

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, KRU “Hidromorava” – Gjilan në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën organizojnë:

 

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për KRU “Hidromorava” – Gjilan.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 30.09.2024 në ora 10:00  në objektin e Hidromoravës, Komuna Gjilan, do të organizohet debat publik nga KRU “Hidromorava” – Gjilan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit në Komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us04web.zoom.us/j/74227103325…

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për KRU “Hidromorava” – Gjilan, për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit në Komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin  vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.