Historiku i kompanisë KRU Hidromorava
Furnizimi me ujë të kapitale po ashtu edhe për financim me kredi.pijshëm i qytetit të Gjilanit nga ujësjellësi publik fillon aty kah viti 1940 me ndërtimin e kaptazhës së parë afër fshatit Koretishtë, duke vazhduar pastaj me zgjerim dhe modernizim të vazhdueshëm. Kështu, në vitin 1971 filloi projekti më i madh dhe më i rëndësishëm për zgjerimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm për qytetin e Gjilanit, në pjesën mbi fshatin Përlepnicë, pikërisht në vendin e quajtur ‘Guri i Hoxhës’, i cili gjendet rreth 5 km nga fshati Përlepnicë. Ky projekt filloi te realizohet në vitin 1978 dhe krahas ndërtimit të pendës në fshatin Përlepnicë, është ndërtuar edhe fabrika për pastrimin e ujit të pijshëm.
Pas përfundimit të luftës, në fund të vitit 1999, komuniteti ndërkombëtar me sugjerimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës filluan procesin e riorganizimit të jetës në Kosovë e në këtë kontekst edhe organizimin e ndërmarrjeve publike duke i shndërruar ato në kompani publike. Komuniteti ndërkombëtar dhe Qeveria e Kosovës, fillimisht studiuan gjendjet aktuale në të gjithë ujësjellësit e Kosovës, e pastaj në bashkëpunim me shumë partner ndërkombëtarë, filluan riorganizimin dhe rimëkëmbjen e tyre duke themeluar shtatë (7) kompani rajonale të ujësjellësve dhe kanalizimit. Në procesin e rimëkëmbjes së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” në Kosovën Juglindore, partner kryesor shtytës ka qenë Agjencia Zvicerane për Zhvillim – SDC ( Swiss Agency for Development).