KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – Nj.O. Viti

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

 

K O N K U R S   P U B L I K

 

 

  1. Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Njësinë në Viti, për pozitën:

 

  • Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – Nj.O. Viti

 

– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.

– Numri i kryesve: 1 (një).

– Vendi i punës (lokacioni): NjO. Viti.

– Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Seksionit të Shitjes të Njësisë Operative në Viti.

– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

 

 

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 

II.I. Kushtet e përgjithshme:

 

– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.

– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.

 

 

II.II. Kushtet e veçanta:

 

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Të posedojë aftësi të mira komunikimi;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
  • Të ketë njohuri të instrumenteve matëse të ujit;
  • Të njoh punën me kompjuter si dhe pajisjet mobile të faturimit;
  • Përparësi është të posedojë patentë shofer kategoria “B”.

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 

  • Lexon për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e ujit të shpenzuar përmes ujëmatësit;
  • Ngarkohet me fatura për çdo muaj dhe është i obliguar të bëjë shpërndarjen e tyre te secili konsumatorë;
  • Njofton konsumatorët që për borxhet e papaguara e të mbetura mund të bëjnë riprogramim duke arritur marrëveshje sipas afatit të përcaktuar të kryerjes së borxheve;
  • Regjistron për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e saktë të ujit të pijes të shpenzuar përmes ujëmatësit te konsumatorët, sipas evidencës që ka në lokacionin e tij, duke evidentuar në librin-regjistrin e tij;
  • Regjistron për çdo muaj gjendjen e saktë të konsumatorëve që shpenzojnë ujin e pijes pa ujëmatës (paushall), bënë evidentimin e tyre në lokacionin e tij duke bërë procesverbalin me të gjitha të dhënat, si dhe raporton në Kompani;
  • Gjatë leximit obligohet të evidentojë përmes procesverbalit raste të zbulimit të ujëmatësve në gjendje jo të rregullt, rastet e kyçjeve të pa ligjshme ilegale, si dhe rastet e konsumatorëve të ri dhe i raporton ato në mënyrë të rregullt çdo ditë duke mbajtur dhe evidencat në librin e tij;
  • Mbanë përgjegjësi administrative dhe ligjore për saktësinë e gjendjeve në pajisjet mobile të faturimit dhe mosfaturimin eventual në zonën e shërbimit;
  • Shpërndan vërejtje tek konsumatorët për mos pagesë të borxhit;
  • Shpërndan kontratat e shërbimeve dhe vendimet nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave te konsumatorët;
  • Lajmëron prishjet dhe rrjedhjet e ujit të pijes që ndodhin në zonën e shërbimit të tij;
  • Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij të drejtpërdrejtë;
  • Për punën e tij i raporton dhe i përgjigjet Shefit të Seksionit të Shitjes të Njësisë Operative në NjO. Viti.

 

 

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

 

  • Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
  • Dëshmi të kualifikimit të mesëm shkollor (origjinal ose të noterizuar);
  • Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
  • Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
  • Cv (Jetëpëshkrimi);
  • Dëshmi që posedon patentë shofer të Kategorisë “B” (nëse ka);
  • Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);

Çertifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).

 

 

Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: puna@kru-hidromorava.com, ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.

 

 

Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.

 

 

Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 14.10.2026 deri më 28.10.2026.

 

 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.

 

 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

Testi me shkrim – deri në 70 (shtatëdhjetë) pikë;

Intervista – deri në 20 (njëzetë) pikë;

Jetëpërshkrimi (CV) – deri në 10 (dhjetë) pikë.

 

 

Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:

Testi me shkrim brenda 20 ditëve pas mbylljes së konkursit;

Intervista me gojë brenda 15 ditëve pas përfundimit të testit me shkrim;

Rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve pas përfundimit të procesit të intervistave.

 

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen për testin me shkrim, si dhe njoftohen për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.