Në bazë të dispozitave të nenit 21. lidhur me nenin 25. Paragrafi 25.2. pika (h) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, respektivisht nenit 13. të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03//L-087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava”-SH.A. Gjilan, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 05.08.2024 mori vendim që të rishpallë:
KONKURS PUBLIK
(Rishpallje e Konkursit)
Për plotësimin e pozitës punuese :
- Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm
- I përgjigjet: Komisionit të Auditimit të KRU “Hidromorava” Sh.A.
- i ekzekutuesve: një /1/
- Paga: 1080 bruto
- Orari i plotë: 40 orë në javë
- Vendi i Punës: Gjilan
Detyrat dhe Përgjegjësitë :
- Ushtron funksionin në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021 dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministria e Financave;
- Vepron në përputhje me Standardet e Auditimit të Brendshëm, Statutin e Auditimit dhe Kodin e Etikës;Përgatitë Planet Strategjike dhe Planet Vjetore konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe proceseve që zhvillohen në kuadër të ndërmarrjes dhe dorëzimi i tyre sipas afateve të përcaktuara me ligj;
- Udhëheqë dhe drejton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm;
Gjithë kandidatet e interesuar për aplikim dokumentacionin e kompletuar duhet ta dërgojnë në emailin zyrtar rekrutimi.hidromorava@gmail.com