Në bazë të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës dhe nenit 21 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Zyra për Burime Njerëzore në KRU “Hidromorava” – Sh.A., nxjerr vendim për:
SHPALLJEN E REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE
Për procesin e rekrutimit për pozitën: Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave në KRU. “Hidromorava” – Sh.A
Duke u bazuar në konkursin nr.833 të datës 11.07.2025, për pozitën Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave, pas përfundimit të të gjitha procedurave, zyra për Burime Njerëzore pranë KRU “Hidromorava” – Sh.A., shpall rezultatet përfundimtare për kandidatët fitues (5) pas kalkulimit të pikëve nga të gjitha fazat e procedurës të të gjithë kandidatëve.
Rezultatet përfundimtare të kandidatëve fitues janë si më poshtë:
Emri dhe Mbiemri i kandidatit | Pikët e fituara nga testi me shkrim(deri në 70 pikë) | Intervista me gojë(deri në 20pikë) | CV-ja(deri në 10pikë) | Totali i pikëve (deri në 100 pikë) |
Xhelal Shabiu | 68 | 19.24 | 9.8 | 97.04 pikë |
Kastriot Jakupi | 68 | 18.72 | 9.2 | 95.92 pikë |
Valdet Kryeziu | 64 | 18.88 | 9.4 | 92.28 pikë |
Agron Rashiti | 60 | 19.24 | 9.6 | 88.84 pikë |
Fidan Sadiku | 60 | 19.24 | 9.6 | 88.84 pikë |
Këshilla Juridike:
Pas përfundimit të procedurave të konkursit publik, kandidati i pakënaqur me vendimin përfundimtar të konkursit publik, mund të iniciojë padi në gjykatën kompetente, me qëllim të realizimit të drejtave që kandidati pretendon që i janë shkelur.