Lajmërimin për Diskutime Publike, lidhur me Përcaktimin e Tarifave të Shërbimeve të Ujit

LAJMËRIM

Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në bazë të kompetencave të dhëna me nenin 20, të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, dhe Kreut V të Rregullores Nr.12/2020 për Përcaktimin e Tarifave për Shërbimet e Ujit në Kosovë, vë në diskutim publik:

Përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ujit

Njoftohen të gjithë qytetarët, konsumatorët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në diskutimin publik për përcaktimin e tarifave të Procesin Taritor 2026–2028, të zonës së shërbimit të KRU “Hidromorava” sh.a Gjilan.

Ky diskutim publik do të mbahet sipas këtyre specifikave:

Data: 04.12.2025
Ora: 10:00
Vendi: Ndërtesa e KRU “Hidromorava”, Gjilan

 

Lexo dokumentin në vegzën e më poshtme.