Kërkesat e konsumatorëve dhe udhëzimet për realizimin e tyre
Derisa e keni shfrytëzuar uji në një objekt dhe keni qenë të regjistruar si konsumator, e ndërkohë më nuk e shfrytëzoni ujin (nuk ju nevojitet), që të ndalet faturimi (vetëm taksa) më tutje dhe kartela të mbyllet, të pasivizohet, Ju duhet të veproni si më poshtë:
- Të vini në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve, të bëni kërkesën me shkrim për pasivizim të pikës matëse dhe mbyllje të llogarisë, respektivisht për ndërprerje të furnizimit me uje,
- Pagesa e shërbimit për shkyçje,
- Dëftesë – pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.