Misioni i Kompanisë
Të sigurojë furnizim me ujë të qëndrueshëm, e të sigurt, në sasi të mjaftueshme dhe me cilësi të duhur, në përputhje me standardet në fuqi, për të gjithë konsumatorët e lidhur në sistem pa dallim race, gjinie dhe religjioni.
• Të sigurojë shërbime cilësore të grumbullimit, trajtimit e shkarkimit të ujërave të zeza, për të mbrojtur shëndetin publik dhe në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit.
• Të investojë në rritjen e kapacitetit të punonjësve të saj dhe tu siguroj atyre një kompensim të përshtatshëm për të motivuar interesin e tyre në sigurimin e shërbimeve cilësore në ambientin ku punojnë.
Vizioni kompanisë
• Vizioni i Kompanisë është fokusimi në kënaqjen e konsumatorëve me nivelin e shërbimeve të ofruara. Ky vizion e mbanë Kompaninë të fokusuar në furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë, çdo ditë brenda vitit me kualitet që i përmbush standardet.
• Kompania po ashtu ju ofron konsumatorëve të vetë shërbimin e mbledhjes dhe largimit të ujërave të zeza. Kompania angazhohet në zgjerimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe mbledhjes së ujërave të zeza dhe eventualisht shikimin e mundësisë së ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujërave të zeza përmes burimeve të jashtme të financimit.
• Kompania zotohet në shfrytëzimin racional të burimeve të ujit dhe në mirëmbajtjen e rregullt të rrjetit të ujit dhe ujërave të zeza.
• Kompania është përfundimisht e orientuar në plotësimin dhe kënaqjen e kërkesave të konsumatorëve të saj, përkundër natyrës monopoliste të biznesit të saj, si dhe sigurimin e transparencës dhe bashkëpunimit me të gjithë akterët e sektorit të ujit në Kosovë dhe më gjerë.
• Zbatimi i misionit të Kompanisë mund të përcillet me rreziqet eventuale të natyrave të ndryshme si:
• Mungesa e ujit në burime si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike
• Kriza sociale-ekonomike në nivel të vendit ose lokal me ndikim në mosrealizimin e të ardhurave të gatshme.
• Mosgatishmëria e donatorëve potencial në financimin e projekteve investive
• Fatkeqësitë natyrore