NJOFTIM – Tarifat e reja për Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura

AUTORITETI RREGULLATOR PËR SHËRBIMET E UJIT
REGULATORNI AUTORITET ZA USLUGE VODE ARRU
WATER SERVICES REGULATORY AUTHORITY

Në mbështetje të nenit 19, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 05/L-042, për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, të shpallur në Gazetën Zyrtare Nr. 4/2016, datë 14. 01. 2016, dhe konform nenit 29 të Rregullores së ARRU Nr. 12/2020 për Përcaktimin e Tarifave të Shërbimit të Ujit në Kosovë, datë qershor 2020, si dhe rezultatet finale nga kalkulimet, përmes aplikacionit tarifor të DT, për tarifat gjegjëse të shërbimeve, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, merr këtë:

V E N D I M

Për miratimin e urdhëresës së tarifave të shërbimeve (UTSH) 925

  1. Miratohet Urdhëresa Tarifore e Shërbimeve (UTSH) e KRU “Hidromorava” sh. a Gjilan (ARRU/UTSH-18/07/2026), për aktivitetet themelore të shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

  2. Lartësia e tarifave përfshinë vetëm vlerën faturale (përjashtohet TVSH), për shërbimet themelore.

  3. Monitorohet për së afërmi realizimi i investimeve kapitale të aprovuara nga ARRU, dhe do të ndërmerren veprime konform nenit 10, të Rregullores 12/2020 për Përcaktimin e Tarifave për Shërbimet e Ujit në Kosovë.

  4. ARRU mund të bëjë korrigjime të jashtëzakonshme të UTSH, me kërkesë të KRU “Hidromorava” sh. a, në përputhje me nenin 47 të Ligjit Nr. 05/L-042, për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit dhe në pajtim me nenin 30 dhe 31 të Rregullores 12/2020 Për Përcaktimin e Tarifave të Shërbimit të Ujit në Kosovë.

  5. KRU “Hidromorava” sh. a. duhet të shpërndajë Listën e Tarifave të Shërbimit të aprovuara me këtë UTSH, tek secili Konsumator, në momentin e nënshkrimit të Kontratës për Shërbime ose së paku një herë në fillim të aplikimit të saj t’i bashkëngjis të njëjtën, faturës të konsumatoreve.

  6. Lista e Tarifave për Shërbime, e aprovuar nga ARRU me këtë UTSH, duhet të publikohet nga KRU “Hidromorava” sh. a., së paku në njërën prej gazetave ditore me tirazh gjithë përfshirës në tërë Kosovën, brenda shtatë (7) ditëve të punës, pas shpalljes dhe publikimit të saj nga ARRU në faqen: www.arru-rks.org;