Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS)

Formulari i Komenteve dhe Sugjerimeve

Zgjerimi i Kapaciteteve për Trajtimin e Ujit në Letnicë, Komuna e Vitisë ’
Versioni elektronik i draftit të PMMS është në dispozicion në:

FLOWS:  https://flows-ks.info/
KRU ‘Hidromorava’ KRU HIDROMORAVA
Komuna e Vitisë 
Ekipi i Menaxhimit të Projektit (EMP) i Programit për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), i financuar nëpërmjet një
kredie nga Banka Botërore, përgatiti një draft Plan të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) për nënprojektin 'Zgjerimi i Kapaciteteve për
Trajtimin e Ujit në Letnicë, Komuna e Vitisë'. Nënprojekti është pjesë e Nën komponentit 2.2 – Investimet në infrastrukturën ujore dhe
shërbimet që adresojnë krizën e ujit, i cili është pjesë e Komponentit 2 – Trajtimi i krizës së ujit me investime katalitike.
Ky draft PMMS është përgatitur në përputhje me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social të FLOWS (KMMS) për aktivitetet që do të kryhen
në kuadër të nënprojektit. PMMS paraqet përshkrimin e nënprojektit, detajet teknike, qëllimin, vendndodhjen në bazë të të cilave mund të
identifikohen dhe zbuten ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale. Për më tepër, përfshin masa për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve
dhe ndikimeve të mundshme negative mjedisore dhe sociale që vijnë nga zbatimi i aktiviteteve të planifikuara, së bashku me një plan monitorimi
mjedisor dhe social.

FLOWS                                                                                                                                                                           KRU Hidromorava
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)                                                   Rr. Vëllezërit Gërvalla, Nr. 71
Rr. Hajdar Dushi, 1-B Nr.7,                                                                                                                                     60000 Gjilan, Kosovë
10000, Pristinë, Kosovë                                                                                                                                          Tel: 0800 61 000
Tel: +383 48 600 883                                                                                                                                              Email: info@hidromorava.com
Email: info@flows-ks.info

Nëse keni ndonjë koment/sugjerim dhe/ose ndryshim mbi masat e propozuara në PMMS për nën-projektin 'Zgjerimi i
Kapacitetet për Trajtimin e Ujit në Letnicë, Komuna e Vitisë, ju lutemi t'ia dorëzoni atë personave përgjegjës në afat prej së paku 14 ditësh.
nga data e publikimit të PMMS.
(data e publikimit: 17 janar 2025).

Komentet me shkrim mbi PMMS mund të dorëzohen në emailet e listuara, ose në zyrat e FLOWS ose në KRU Hidromoravë
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim!