VLERËSIMI I NDIKIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL (VNMS)
Projekti i Digës së Re Multifunksionale në Desivojcë
| DATA E enjte, 30 korrik 2026 | ORA 18:00–20:00 |
| VENDI I MBAJTJES Qendra e Komunitetit „Oda e Fshatit“ Shipashnicë e Epërme, Kosovë | PJESËMARRJA Fizikisht dhe online |
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Projektit FLOWS, fton banorët lokalë, personat që mund të preken nga projekti, institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të marrin pjesë në takimin e parë të konsultimit me publikun për Projektin e propozuar të Digës së Re Multifunksionale në Desivojcë.
Diga e propozuar synon të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë për ekonomitë familjare dhe bujqësinë, të fuqizojë kapacitetet e ujitjes dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë ndaj përmbytjeve sezonale. Dizajni i Projektit dhe VNMS-ja aktualisht janë duke u përgatitur, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm të Kosovës dhe Kornizën Mjedisore dhe Sociale të Bankës Botërore.
Takimi ofron mundësi për shkëmbimin e njohurive lokale, identifikimin e ndikimeve dhe rreziqeve të mundshme mjedisore dhe sociale, si dhe diskutimin e masave të përshtatshme për shmangien, minimizimin, zbutjen ose adresimin e tyre. Komentet e pranuara gjatë konsultimit do të dokumentohen dhe do të merren parasysh si pjesë e procesit të vazhdueshëm të VNMS-së.
| QËLLIMI I TAKIMIT • Prezantimi i objektivave të projektit dhe progresit në dizajn. • Shpjegimi i procesit të VNMS-së dhe aktiviteteve të ardhshme lidhur me angazhimin e palëve të interesit. • Pranimi i pyetjeve, shqetësimeve, sugjerimeve dhe njohurie lokale për të informuar vlerësimin dhe zhvillimin e projektit. |
| PJESËMARRJA GJITHËPËRFSHIRËSE: Takimi është i hapur për të gjithë. Inkurajohet fuqishëm pjesëmarrja e grave, të rinjve, personave të moshuar, personave me aftësi të kufizuara, pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokës, OJQ-ve, si dhe personave të tjerë që mund të ndikohen nga projekti ose që janë të interesuar. Përkthimi simultan do të ofrohet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. BASHKOHUNI ONLINE Nuk mund të merrni pjesë fizikisht? Bashkohuni në takim përmes platformës Zoom, Per te skanuar QR Kodin ju lutem shkakrkoni dokumentin ne attachment |


