Në mbështetje te nenit 8 te Ligjit te Punës Nr.03/L-2012, nenit 8. te Rregullores mbi themelimin e maredhenies se punës ne KRU “Hidromorava”- SH.A. Gjilan dhe nenit 5. Te Udhëzimit administrativ Nr.O I /2024 per Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik, KRU “Hidromorava”-SH.A, në Gjilan shpall
KONKURS PUBLIK
- Për vendin e lire te punës ne KRU”Hidromorava”-SH.A në Gjilan, për këtë pozitë:
- Një (1) ekzekutues ne KRU “Hidromorava “- A.Sh , në pozitën Zyrtar për Burime Njerëzore.
-Përgatitja profesionale/shkollorë: Diplomë universitare- fakulteti juridik, administratë publike.
- Përvoja e punës: Se paku nje /1/ vjet përvoje pune ne lëmin e burimeve njerëzore apo te
- Numri i kryesve: një /1/
- Kohëzgjatja e kontratës se punës : Me kohe te caktuar ( me periudhe provuese prej gjashte ( 6) muaj);
– Paga: 600,00 € (bruto)
- Kushtet e veçanta:
- Të ketë integritet te lartë moral dhe profesional;
- Shkathtësi në planifikim të punës;
- Të mos jetë nën hetime apo te ketë qene i dënuar për ndonjë vepër penale;
- Te jete i afte për pune me orar te plote dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
- Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
- Njohuri të ligjeve dhe të rregulloreve të aplikueshme;
- Njohja e gjuhëve te huaja është përparësi;
- Njohja e punës me kompjuter-programi Microsoft-Office.
- Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive te punës:
- Bën vlerësim te rregullt stafit dhe përkrahe zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për te siguruar kryerjen e detyrave te tyre ne nivel me standardet e kërkuara;
-Siguron ndihmë juridike, shërbime dhe këshilla ligjore për menaxhmentin;
- Në koordinim me Menaxherin e Burimeve Njerëzore, angazhohet ne sjelljen e rezultateve sa me optimale krijon ambient pune pozitive dhe angazhuese ne Divizion;
- Përcjell dhe mat përforrnacen e punëtoreve;
- Bashkëpunon me menaxhmentin dhe koleget tjere ne mënyre qe te siguroj qe te gjitha vendimet dhe veprimet e menaxhmentit te ekzekutohen ne interesin mete mire te Kompanisë si dhe te krijoj një mardheni bashkëpunimi, kohezioni dhe pune ne grupe ne mes te menaxhmentit dhe palëve tjera relevante;
- Udhëheqë departamentin në mënyre efektive dhe vepron ne te mirën e Kompanisë, me qellim zvogëlimit te shpenzimeve dhe krijimit te disiplinës ne pune;
- Krijon politika te avancuara në mënyrë që kompania te avancoj përgatitjen e personelit te administratës, çështjes ligjore, procedura administrative, arkiv dhe çështje tjera qe hyjnë ne kuadër te detyrave te Departamentit;
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim duhet dorëzohen përmes postës elektronike puna@kru-hidromorava.com
Aplikacionet e pa e kompletuara nuk do të merren parasysh.
Për më tepër rreth konkursit shkarkoni dokumentin ne vegzën e më poshtme.