KONKURS TË   BRENDSHËM – Përgjegjësi i autoparkut në KRU “Hidromorava” – Sh.A., Gjilan

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 8 të Rregullores mbi themelimin e marrëdhënies së punës nr.1273 të datës 05.12.2011 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

 

K O N K U R S   TË   B R E N D S H Ë M

 

 

  1. Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., – Gjilan, për pozitën:

 

  • Përgjegjësi i autoparkut në KRU “Hidromorava” – Sh.A., Gjilan

 

 

Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.

Numri i kryesve: 1 (një).

Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

Titulli i mbikëqyrësit: Sekretarja e Kompanisë.

Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

Paga bazë: 648.00€ (bruto)

 

 

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 

II.I. Kushtet e përgjithshme:

Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.

Përvoja e punës: Së paku një (1) vit përvojë punë profesionale në lëmi të ngjashme.

 

 

II.II. Kushtet e veçanta:

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Të posedojë patentë shoferi të kategorisë “B”;
  • Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.