PLANI I MENAXHIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL (PMMS) për Digën e Përlepnicës- Ndërhyrjet Prioritare për Sigurinë e Digës

Formular për Komente dhe Sugjerime  

Diga e Përlepnicës – Intervenimet Prioritare për Sigurinë e Digës 

 

 

FLOWS:  https://flows-ks.info/

KRU Hidromorava’ https://kru-hidromorava.com/

Ekipi i Menaxhimit të Projektit (EMP) i Programit për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), ka përgatitur Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) për rehabilitimin e punimeve prioritare për sigurinë e Digës së Përlepnicës dhe të sistemeve të monitorimit.

Drafti i PMMS-së është përgatitur në përputhje me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (KMMS) të Programit FLOWS dhe Standardet e zbatueshme Mjedisore dhe Sociale (SMS) të Bankës Botërore. Dokumenti përshkruan aktivitetet e propozuara, vendndodhjen e projektit, rreziqet dhe ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale, si dhe përcakton masat për zbutje, monitorim, angazhimin e palëve të interesit, mekanizmin e ankesave dhe përgjegjësitë institucionale për zbatimin dhe punimeve të propozuara.

Drafti i PMMS-së shpaloset për të siguruar që palët e interesit dhe komunitetet e prekura të kenë mundësinë ta shqyrtojnë dokumentin dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.

Kopja fizike e draftit të PMMS është në dispozicion në:

 

FLOWS 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)

Rr. Hajdar Dushi, 1-B Nr.7,

10000, Prishtinë, Kosovë

Tel: +383 48 600 883

Email: info@flows-ks.info

KRU Hidromorava 

 

Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71

70000 Gjilan, Kosov

Tel: 0800 61 000

Email: info@hidromorava.com

Nëse keni komente, sugjerim dhe/ose propozim për ndryshim lidhur me masat e propozuara në PMMS për nënprojektin 

“Diga e Përlepnicës – Intervenimet Prioritare për Sigurinë e Digës”, ju lutemi t’i paraqisni ato te personat përgjegjës brenda

afatit prej së paku 14 ditësh nga data e publikimit të PMMS-së.

(data e publikimit: 22 qershor, 2026).

Komentet me shkrim PMMS-në mund të dërgohen në adresat elektronike (e-mail) të sipër përmendura ose të dorëzohen 

në zyrat e Programit FLOWS ose të KRU Hidromorava.

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim!

 

Versioni elektronik i draftit të PMMS-së  është i disponueshëm në vegznen me poshtme: