Formular për Komente dhe Sugjerime
‘Sistemi i Alarmimit dhe Paralajmrimit të Hershëm (EWAS) për Digën e Përlepnicës’
Versioni elektronik i draftit të PMMS-së është i disponueshëm në:
FLOWS: https://flows-ks.info/
KRU ‘Hidromorava’ https://kru-hidromorava.com/
Ekipi i Menaxhimit të Projektit (EMP) i Programit për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS), i financuar nga Banka Botërore, ka përgatitur Listën Kontrolluese të Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) për instalimin dhe funksionimin e Sistemit të Alarmimit dhe Paralajmërimit të Hershëm (EWAS) në Digën e Përlepnicës.
Nënprojekti i propozuar synon të forcojë sigurinë e digës, të përmirësojë gatishmërinë dhe kapacitetin e reagimit në raste emergjente, si dhe të sigurojë mbrojtjen e komuniteteve në rrjedhën e poshtme, në infrastrukturë dhe mjedis nga rreziqet e mundshme të përmbytjeve që lidhen me emergjencat në digë.
Drafti i Listës Kontrolluese të PMMS-së është përgatitur në përputhje me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (KMMS) të Programit FLOWS dhe Standardet e zbatueshme Mjedisore dhe Sociale (SMS) të Bankës Botërore. Dokumenti përshkruan aktivitetet e propozuara, vendndodhjen e projektit, rreziqet dhe ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale, si dhe përcakton masat për zbutje, monitorim, angazhimin e palëve të interesit, mekanizmin e ankesave dhe përgjegjësitë institucionale për zbatimin dhe funksionimin e EWAS-it.
Drafti i Listës Kontrolluese të PMMS-së shpaloset për të siguruar që palët e interesit dhe komunitetet e prekura të kenë mundësinë ta shqyrtojnë dokumentin dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Kopja fizike e draftit të PMMS është në dispozicion në:
| FLOWS Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Rr. Hajdar Dushi, 1-B Nr.7, 10000, Pristinë, Kosovë Tel: +383 48 600 883 Email: info@flows-ks.info | KRU Hidromorava
Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71 70000 Gjilan, Kosovë Nr: 0800 61 000 Email: info@hidromorava.com
|
| Nëse keni komente, sugjerim dhe/ose propozim për ndryshim lidhur me masat e propozuara në Listën Kontrolluese të PMMS për nënprojektin “Sistemi i Alarmimit dhe Paralajmërimit të Hershëm (EWAS) për Digën e Përlepnicës”, ju lutemi t’i paraqisni ato te personat përgjegjës Brenda afatit prej së paku 14 ditësh nga data e publikimit të PMMS-së. (data e publikimit: 15 qershor, 2026). | |
| Komentet me shkrim për Listën Kontrolluese të PMMS-së mund të dërgohen në adresat elektronike (e-mail) të radhitura më poshtë ose të dorëzohen në zyrat e Programit FLOWS ose të KRU Prishtina. Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim! | |

