Vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm

Në bazë të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës dhe nenit 20 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, Zyra për Burime Njerëzore në KRU “Hidromorava” – Sh.A., nxjerr:

 

Vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm 

 

Për procesin e rekrutimit për pozitën: Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paautorizuara dhe ujit të pafaturuar në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

 

Duke u bazuar në konkursin nr.1065 të datës 30.07.2026, për pozitën Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paautorizuara dhe ujit të pafaturuar në KRU “Hidromorava” – Sh.A., pas përfundimit të të gjitha procedurave, Zyra për Burime Njerëzore pranë KRU “Hidromorava” – Sh.A., nxjerr vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm (2) pas kalkulimit të pikëve nga të gjitha fazat e procedurës të të gjithë kandidatëve.

 

Rezultatet përfundimtare të kandidatëve fitues janë si më poshtë:

Emri dhe Mbiemri i kandidatitPikët e fituara nga testi me shkrim (deri në 70 pikë)Pikët e fituara nga intervista me gojë (deri në 20 pikë)CV-ja (deri në 10 pikë)Totali i pikëve (deri në 100 pikë)
Visar Zeqiri59 18.8810     87.88 pikë
Habib Murati57 19.4410     86.44 pikë

 

Këshilla Juridike:

Pas përfundimit të procedurave të konkursit publik, kandidati i pakënaqur me vendimin përfundimtar të konkursit publik, mund të iniciojë padi në gjykatën kompetente, me qëllim të realizimit të drejtave që kandidati pretendon që i janë shkelur.