Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
- Zyrtar i Kontabilitetit Sintetik
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Financa dhe Kontabilitet.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 804.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë Universitare – Fakulteti Ekonomik.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
- Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
- Njohja e sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar;
- Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Kryen regjistrimin dhe procesimin e të gjitha faturave hyrëse dhe dalëse të Kompanisë, furnizuesve, bankave, etj.
- Kryen përshkrimin dhe likuidimin e faturave të Kompanisë në kohë;
- Kryen regjistrimet e pagesave;
- Përpilon pasqyrat e blerësve dhe furnizuesve në afate të caktuara;
- Përditëson dhe harmonizon librat kontabël me blerës dhe furnizues në afatet e caktuara ligjore;
- Shkruan dhe regjistron saktë, përgatit dhe mban dokumentet e regjistrimet e kontabilitetit;
- Përditëson në kohë të dhënat ditore të transaksioneve financiare në bazën e të dhënave;
- Hulumton, gjurmon dhe zgjidh problemet e mundshme dhe mospërputhjet kontabël ose të dokumentacionit;
- Informon menaxhmentin dhe harton raporte (përmbledhje mbi fushat e aktivitetit);
- Zbaton në përputhje të plotë standardet ndërkombëtare dhe kosovare të kontabilitetit, procedurat dhe ligjet financiare dhe ligjet tjera të aplikueshme;
- Përpilon librin e blerjes dhe të shitjes;
- Harmonizon dhe analizon në detaje kontabilitetin financiar, duke e koordinuar atë me materialin përkatës dhe zyrën e faturimit
- Kryen kontrollin e dokumentacionit të gjithëmbarshëm para kontimit dhe në rast të parregullsive njofton eprorin e Departamentit;
- Përcjellë çdo ndryshim të planit kontabël dhe e përpunon me udhëheqësin e sektorit;
- Punon në pastrimin e kontove, llogarive të arkëtuara dhe ato të paguara;
- Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Menaxherit të Divizionit për Financë dhe Kontabilitet.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
- Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
- Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
- Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
- Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional dhe vërtetimeve për përvojën e punës në fushën përkatëse);
- Cv (Jetëpëshkrimi);
- Kualifikime të tjera profesionale (nëse ka);
- Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja (nëse ka);
- Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);
Çertifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).
Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: puna@kru-hidromorava.com, ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.
Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 14.10.2026 deri më 28.10.2026.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Testi me shkrim – deri në 70 (shtatëdhjetë) pikë;
Intervista – deri në 20 (njëzetë) pikë;
Jetëpërshkrimi (CV) – deri në 10 (dhjetë) pikë.
Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:
Testi me shkrim brenda 20 ditëve pas mbylljes së konkursit;
Intervista me gojë brenda 15 ditëve pas përfundimit të testit me shkrim;
Rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve pas përfundimit të procesit të intervistave.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen për testin me shkrim, si dhe njoftohen për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.

