KRU Hidromorava – Gjilan njofton publikun se, në kuadër të Gjilan Wastewater Development Project, do të organizohet një takim informues për qytetarët lidhur me kontratën Zgjerimi dhe Rehabilitimi i Rrjetit të Kanalizimit (Expansion and Rehabilitation of the Sewerage Network).
Qëllimi i kësaj fushate informuese është informimi i qytetarëve dhe palëve të interesit mbi:
- Punimet e planifikuara,
- Afatet e zbatimit,
- Ndikimet e mundshme gjatë realizimit të projektit.
Data: 25.02.2026
Ora: 10:00
Lokacioni: Lokalet e KRU Hidromorava, Gjilan, Rr.Vëllezrit Gërvalla Nr.71
Takimi është i hapur për publikun dhe synon të sigurojë transparencë, informim të hershëm dhe komunikim të drejtpërdrejtë me komunitetin e prekur.
KRU Hidromorava mbetet e përkushtuar për transparencë dhe komunikim të vazhdueshëm me publikun gjatë gjithë zbatimit të projektit.

