Konkurs i Brendshëm për Menaxher të Divizionit për Financa dhe Kontabilitet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” SH.A
Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
KONKURS TË BRENDSHËM
I. Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
- Menaxher i Divizionit për Financa dhe Kontabilitet
- Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – SH.A.
- Numri i pozitave: 1 (një)
- Vendi i punës (lokacioni): Gjilan
- Titulli i mbikëqyrësit: Zyrtari i Lartë Financiar
- Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 muajsh)
- Paga bazë: 852.00 € (bruto)
II. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
Kushtet e përgjithshme:
- Diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik
- Së paku 3 vite përvojë pune profesionale, me së paku 1 vit përvojë pune në menaxhim
Kushtet e veçanta:
- Integritet i lartë moral dhe profesional
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
- Aftësi të dëshmuara në menaxhim
- Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale
- Aftësi për të punuar me orar të plotë dhe pa kufizime
- Njohuri të sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar
- Përparësi ka kandidati që është kontabilist i certifikuar
- Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
- Njohuri në gjuhët e huaja (përparësi)
- Aftësi në punë me kompjuter (Microsoft Office)