Konkurs Publik – Për pozitën Drejtor Teknik.

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

 

K O N K U R S   P U B L I K

 

 

                 Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

 

Drejtor Teknik.

 

 

Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.

Numri i kryesve: 1 (një).

Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

Titulli i mbikëqyrësit: Kryeshefi Ekzekutiv.

Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 3 (tre) muaj).

Paga bazë: 1152.00€ (bruto)

 

 

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 

II.I. Kushtet e përgjithshme:

Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë universitare – fakulteti i inxhinierisë ndërtimore – drejtimi hidroteknikë.

Përvoja e punës: 5 vite punë profesionale, me së paku tri /3/ vite përvojë pune në menaxhim në fushën përkatëse.

 

II.II. Kushtet e veçanta:

  • Njohja e fushës së veprimtarisë hidroteknike;
  • Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Njohja e programeve aplikative WaterCad, GIS, AutoCad, SewerCad;
  • Të sigurojë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me palët e interesit gjatë zbatimit të projekteve infrastrukturore;