Konkurs Publik për Zyrtarin e Auditimit të Brendshëm

Në bazë të dispozitave të nenit 21. lidhur me nenin 25. Paragrafi 25.2. pika (h) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, respektivisht  nenit 13. të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03//L-087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava”-SH.A. Gjilan, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 07.06.2024 mori vendim që të shpall:

 

KONKURS  PUBLIK

 

Për plotësimin e  pozitës punuese :

 

  • Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm
  • I përgjigjet: Komisionit të Auditimit
  • i ekzekutuesve: një /1/
  • Paga: Në pajtim me Deklaratën për politikën e kompensimit për zyrtarët e lartë të KRU” Hidromorava”-SH.A. Gjilan
  • Orari i plotë: 40 orë në javë
  • Vendi i Punës: Gjilan

Gjithë kandidatet e interesuar për  aplikim dokumentacionin e kompletuar duhet ta dërgojnë në emailin zyrtar rekrutimi.hidromorava@gmail.com