Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
1.Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
Punëtor i pakualifikuar – punëtor fizik në ujësjellës.
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 5 (pesë).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Mirëmbajtjen e Rrjetit të Ujësjellësit.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar(me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 492.00€ (bruto)
II. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla fillore.
– Përvoja e punës: E preferueshme.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë aftësi të mira shëndetësore dhe fizike në kryerjen e detyrave të punëtorit fizik;
- Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale;
- Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Punon në mihjen e kanaleve dhe pastrimin e tyre gjatë eliminimit të defekteve;
- Punon në ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve të ndryshme;
- Bën pastrimin e objekteve, kanaleve dhe pjesëve tjera;
- I zbaton masat e mbrojtjes në punë dhe masave higjieno teknike;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Menaxherit të Divizionit për Mirëmbajtjen e Rrjetit të Ujësjellësit.
Dokumentacionin e plotësuar duhet ta dërgoni ne postën elektronike: puna@kru-hidromorava.com
PS:
Për më shumë rreth konkursit shkarkoni dokumentin e ngarkuar.