Në bazë të nenit 8 të Ligjit nr. 03/L-212 të Punës dhe nenit 21 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Zyra për Burime Njerëzore në KRU “Hidromorava” – Sh.A., nxjerr vendim për:
SHPALLJEN E REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE
Për procesin e rekrutimit për pozitën: Ujëinstalues / Mjeshtër në NjO. Kamenicë
Duke u bazuar në konkursin nr. 406 të datës 08.04.2026, për pozitën Ujëinstalues / Mjeshtër në NjO. Kamenicë, pas përfundimit të të gjitha procedurave, Zyra për Burime Njerëzore pranë KRU “Hidromorava” – Sh.A., nxjerr vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare për kandidatin fitues (1), pas kalkulimit të pikëve nga të gjitha fazat e procedurës të të gjithë kandidatëve.
Rezultatet përfundimtare të kandidatit fitues janë si më poshtë:
| Emri dhe Mbiemri i kandidatit | Pikët e fituara nga testi me shkrim (deri në 70 pikë) | Pikët e fituara nga intervista (deri në 20 pikë) | CV-ja (deri në 10 pikë) | Totali i pikëve (deri në 100 pikë) |
| Zeqir Morina | 64 | 19.6 | 10 | 93.6 pikë |
Këshilla Juridike: Pas përfundimit të procedurave të konkursit publik, kandidati i pakënaqur me vendimin përfundimtar mund të iniciojë padi në gjykatën kompetente, me qëllim të realizimit të drejtave që kandidati pretendon se i janë shkelur.

