Mbledhja e radhës së Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit

 

Gjilan, 31 tetor 2022 –

Sot është mbajtë mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Kompanisë.

Në këtë takim u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe raporti mujor (shtator 2022)  dhe tremujor TM3 për vitin 2022. Po ashtu u diskutua edhe për pika tjera të cilat ndikojnë në ngritjen e performancës së Kompanisë.

Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi z.Habil Zeqiri, ndërsa nga ana e Menaxhmentit të Kompanisë për herë të parë mori pjesë Krye shefi i porsazgjedhur z.Ymer Salihu.