Mbahet mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të KRU ” Hidromorava”- SH.A në Gjilan

Gjilan, 31 gusht 2023
Mbahet mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit “Hidromorava” – SH.A. në Gjilan.
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit “Hidromorava” – SH.A në Gjilan, z. Ymer Salihu, ka pritur në takim Bordin e Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit “Hidromorava” – SH.A në Gjilan.
Mbledhja është kryesuar nga Kryesuesi i bordit z. Habil Zeqiri, me pjesëmarrjen e menaxhmentit të lartë të Kompanisë, si dhe të anëtarëve tjerë të Bordit, z. Agim Zeka, z. Arban Hoxha, znj. Linda Fazliu, znj. Fillorete Gashi Sadiku, znj. Ferdane Tahiri Sylejmani si dhe si dhe Monituruesi i Ndërmarrjeve Publike nga Ministria e Ekonomis z.Adem Ahmetaj.
Gjatë takimit, janë diskutuar një sërë pikash me rëndësi të veçantë lidhur me veprimtarinë e Kompanisë, si dhe lidhur me shërbimin e mirëfilltë ndaj konsumatorëve.
Ndër pikat kryesore që janë zhvilluar gjatë takimit, përfshihen:
1. Shqyrtimi dhe Miratimi i Raportit për Muajin Korrik 2023;
2. Raportimi për Zbatimin e Planit të Veprimit UPF-në dhe Inkasimin e Borxheve;
3. Analiza e Performancës Aktuale: Është bërë një analizë e performancës aktuale të Kompanisë në përgjithësi, duke përfshirë efikasitetin e operacioneve dhe përgjegjshmërinë ndaj shërbimit të furnizimit;
4. Projektet të ndërmarrura: Bordi ka vlerësuar progresin dhe ndikimin e projekteve të ndërmarrura nga Kompania, duke diskutuar ndikimin e tyre në infrastrukturën e ujësjellësit dhe ndërmarrjen e veprimeve për ruajtjen e burimeve të ujit;
5. Përmirësimi i Shërbimit ndaj Konsumatorëve: Është theksuar përmirësimi i shërbimit ndaj konsumatorëve, duke u fokusuar në ndërmarrjen e masave për të siguruar një shërbim të përsosur dhe të plotë.
Mbledhja ka sjellë një diskutim të hollësishëm dhe produktiv, që do të ndihmojë në orientimin e veprimeve të ardhshme të Kompanisë drejt qëllimeve të saj të qëndrueshmërisë dhe shërbimit cilësor ndaj konsumatorëve.
Ne fund të takimit, Kryeshefi ekzekutiv Ymer Salihu, falenderoi dhe shprehu mirenjohje ndaj anëtarëve të Bordit, të cilët janë të përkushtuar maksimalisht për të ofruar mbështetjen e plotë në të gjitha format e mundshme, me qëllim që kompania të realizojë rezultate pozitive në të gjitha sferat e veprimtarisë së saj.
Gjithashtu kryeshefi Ymer Salihu u shpreh se qëllimi i bashkëpunimit të mirëfillt dhe angazhimit të palodhshëm të menaxhmentit dhe bordit, është që të kontribojmë në krijimin e një kompanie të qëndrueshme dhe me ndikim pozitiv në shoqëri.
Mund të jetë një imazh i teksti