illon aksioni intenziv për shkyçjen e konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujit.
NUK KA FURNIZIM TË UJIT, PA PAGUAR FATURAT E UJIT.
Kryeshefi ekzekutiv Ymer Salihu, s’bashku me anëtarët e bordit dhe të menaxhmentit janë shumë të përkushtur që borxhet ndaj kompanisë të shlyhen sa më parë.
Andaj, i bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve individual si dhe bizneseve të vogla e të mëdha të marrin veprime urgjente për të shlyer detyrimet financiare ndaj kompanisë “Hidromorava.
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan duke ju kuptuar që situata ekonomike mund të jetë e vështirë për disa konsumatorë, ka ofruar lehtësira duke ju mundësuar që borxhin e grumbulluar të riprogramoni dhe ta paguani me këste.
Ju lusim, që të na kontaktoni për t’u informuar rreth opsioneve të disponueshme për riprogramim të borxhit dhe pagesës me këste.
Në të kundërtën, konsumatorët borxhlinjë të cilët nuk paraqiten për pages të borxhit do të ndëshkohen me masa duke ju referuar nenit 4. Të rregullores për Politika dhe Procedurat për Menaxhimin e Borxheve që në këtë raste janë :
Ndërprerja e lidhjes së sherbimit nga rrjeti i ujësjellësit
Inicimi i procedurës përmbarimore
si dhe Inicimi në organet gjygjësore.
Është koha që të reflektojmë dhe është shumë e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pagesës së faturave të ujit në kohë, pasiqë Kompania e Ujësjellësit Hidromorava ndërmerr përpjekje të mëdha për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm të ujit.
Duke e pasur parasysh koston e lartë të trajtimit të ujit, pagesa e faturave është thelbësore për të mbështetur këtë infrastrukturë, pasi të gjitha të hyrat shpenzohen për nevoja të kompanisë, prodhimin e ujit si dhe shpërndarjen e ujit tek konsumatorët.
Ju falemnderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë çështje të rëndësishme.
Vetëm përmes përkushtimit të përbashkët mund të ndryshojmë gjërat për mirë dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.