Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidromorava” SH.A –Gjilan, mbajti mbledhjen vjetore me Aksionarin, dhe në këtë mbledhje pjesëmarrës ishin Udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike z.Valon Prebreza, Këshilltarja për Ndërmarrje Publike znj.Merita Ejupi si dhe Analisti i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike z. Adem Ahmetaj.
Gjatë takimit Kryesuesi i Bordit z.Habil Zeqiri, njoftoi të pranishmit rreth zhvillimeve dhe veprimtarisë të përgjithëshme të Kompanisë, si dhe rreth performancës të Menaxhmentit të Kompanisë, me ç’rast z.Prebreza i përgëzoi Bordin dhe Menaxhmentin për angazhimin dhe rrezultatet pozitive që ka arritur kompania gjatë kësja periudhe 1 vjeçare.
Në vazhdën e takimit Bordi unanimisht miratoi Raportin Vjetorë të Punës, Pasqyrat Finaciare dhe Raportin e Auditimit të Jashtëm të vitit 2022.
Dhe në fund Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu permbylli takimin me mirënjohje dhe falenderime për përkrahjen nga ana e Njësisë për Monitorim dhe Politika të NP –ve dhe përgëzoi të gjithë stafin e KRU “Hidromorava” për punën dhe angazhimin e treguar gjatë këtyre viteve ku puna nuk ka munguar dhe rezultati ka rezultuar pozitivisht.