Lajm i mirë për konsumatorët e Kamenicës!

Hapen dy puse dhe ngritet kapacitetit i prodhimit të ujit për të gjitha zonat e qytetit të Kamenicës!
Të nderuar konsumatorë të Komunës së Kamenicës, ju njoftojmë që dje me datën 08 gusht 2023 është bërë hapja e dy puseve në Kamenicë në loakcionin “Bashqja”, dhe menjëher pas hapjes të dy puseve kemi arritur që ta ngrisim kapacitetin e prodhimit të ujit për gjashtë(6) L/S si dhe për dy(2) deri ne tre(3) bar shtypje.
Në këtë rast KRU”Hidromorava” Njësia në Kamenicë ka arritur që të krijoj stabilitet të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha zonat e qytetit të Kamenicës.
Ky rezultat pozitiv është arritur falë angazhimit të Menaxherit të Njësisë së Kamenicës z.Sherif Thaqi në bashkëpunim me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ymer Salihu si dhe fal bashkëpunimit të mirëfilltë me Komunën e Kamenicës e cila ka participuar në këtë projektë 40 mijë Euro.