Vendim per anulim te konkursit per teknik per shkycje per shkak te borxheve

Në bazë të nenit 53 të Ligjit nr.05/L-031 për Procedurën Administrative, si dhe nenit 21, paragrafi 1, nënparagrafi 2 i Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 i datës 29.05.2026, Kryeshefi Ezekutiv i KRU. “Hidromorava” – Sh.A., me datë 11.09.2026 merr:

 

V  E  N  D  I  M

 

ANULOHET Konkursi Publik nr. 1064 i datës 30.07.2026 për plotësimin e dy (2) vendeve të lira për pozitën “Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve”, i publikuar në uebfaqe të Kompanisë dhe mjetet tjera të informimit.

 

  1. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

                                                         

A  R  S  Y  E  T  I  M

 

KRU. “Hidromorava” – Sh.A., në Gjilan, ka zhvilluar procedurën e rekrutimit në bazë të Konkursit Publik nr. 1064, të datës 30.07.2026, për plotësimin e dy (2) vendeve të lira të punës për pozitën “Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve”.

 

Në kuadër të kësaj procedure, pas përfundimit të verifikimit paraprak, tetë (8) kandidatë i janë nënshtruar testimit me shkrim sipas kritereve të parapara për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

Pas përfundimit të procesit të testimit dhe vlerësimit të rezultateve, është konstatuar se asnjëri nga tetë (8) kandidatët nuk ka arritur rezultatin minimal prej 50 pikëve të përcaktuar për kalimin e testit dhe vazhdimin e procedurës së rekrutimit. Rrjedhimisht, nuk është krijuar lista e kandidatëve të suksesshëm dhe nuk ekziston asnjë kandidat që mund të vazhdojë në fazat e mëtejshme të procedurës për plotësimin e vendeve të lira të punës.

 

Duke pasur parasysh se qëllimi i konkursit ka qenë përzgjedhja e kandidatëve të përshtatshëm dhe të suksesshëm për plotësimin e dy (2) vendeve të lira të punës, ndërsa nga procesi i testimit nuk është identifikuar asnjë kandidat që i plotëson kushtet për të vazhduar në procedurën e rekrutimit, është konstatuar se nuk mund të realizohet qëllimi i konkursit të shpallur.

 

Në këto rrethana, dhe në pajtim me nenin 21, paragrafi 1, nënparagrafi 2 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – Sh.A., nr. 631, të datës 29.05.2026, si dhe bazuar në rezultatet e testimit me shkrim, është vlerësuar se ekzistojnë kushtet për anulimin e Konkursit Publik nr. 1064, të datës 30.07.2026.

 

Për këto arsye, u vendos si në dispozitiv të këtij Vendimi.

 

Këshilla Juridike: Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë.