Njoftim Zyrtar për Pushim – Kurban Bajram 27.05.2026

Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A., përmes Kryeshefit Ekzekutiv, nxjerr këtë:

 

 

N J O F T I M

 

Njoftohen të gjithë punëtorët e KRU “Hidromorava” Sh.A., në Gjilan, me njësitë në Viti dhe Kamenicë, se të mërkurën me datë 27.05.2026, nuk do të punohet, me rastin e Festës së Bajramit të Vogël, dita e parë, konform kalendarit të festave zyrtare.

 

 

Punëtorët të cilët punojnë me ndërrime do të vazhdojnë punën sipas orarit të rregullt, ndërsa Departamenti Teknik do të caktojë ekipet kujdestare për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.