Përmirësimi i Rrjetit të Shpërndarjes së Ujit në Komunën e Kamenicës

Forma për Komente dhe Sugjerime

‘Përmirësimi i Rrjetit të Shpërndarjes së Ujit në Komunën e Kamenicës’
Versioni elektronik i draftit të Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (ESMP) është i disponueshëm në:

 

FLOWS:  https://flows-ks.info/
KRU ‘Hidromorava’: https://kru-hidromorava.com/
Komuna e Kamenicës: https://kk.rks-gov.net/kamenice

 

Ekipi Menaxhues i Projektit (PMT) i Programit Fostering and Leveraging Opportunities for Water Security (FLOWS), i financuar përmes një kredie nga Banka Botërore, ka përgatitur një draft ESMP për nënprojektin ‘Përmirësimi i Rrjetit të Shpërndarjes së Ujit në Komunën e Kamenicës’.Ky nënprojekt është pjesë e Nën-Komponentit 2.2 – Investime në infrastrukturën dhe shërbimet e ujit për të adresuar krizën e ujit, i cili bën pjesë në Komponentin 2 – Adresimi i krizës së ujit me investime katalitike.Ky draft ESMP është përgatitur në përputhje me Kuadrin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (ESMF) të programit FLOWS për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të nënprojektit.Dokumenti përmban:
Përshkrimin e nënprojektit, Detajet teknike, shtrirjen dhe lokacionin, Vlerësimin e ndikimeve të mundshme mjedisore dhe sociale, Masat për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve mjedisore dhe sociale Planin e Monitorimit Mjedisor dhe Social

Kopje fizike e draftit ESMP mund të gjendet në:

FLOWS
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)                   KRU Hidromorava
Rr. Hajdar Dushi, 1-B Nr.7,                                                                                                  Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71
10000, Pristina, Kosovo                                                                                                       70000 Gjilan, Kosovo
Phone: +383 48 600 883                                                                                                     Phone: 0800 61 000
Email: info@flows-ks.info                                                                                                   Email: info@hidromorava.com

 

Nëse keni ndonjë koment, sugjerim dhe/ose ndryshim lidhur me masat e propozuara në Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (ESMP) për nënprojektin ‘Përmirësimi i Rrjetit të Shpërndarjes së Ujit në Komunën e Kamenicës’, ju lutemi ta dorëzoni tek personat përgjegjës brenda një periudhe prej të paktën 14 ditësh nga data e publikimit të ESMP-së. Data e publikimit:07 Mars 2025

Komentet e shkruara mbi ESMP-në mund të dorëzohen: Përmes e-mailit në adresat e listuara më sipër
 Fizikisht në zyrat e FLOWS ose KRU Hidromorava

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin tuaj!

Shkarko dokumentet