QYTETARË TË NDERUAR, JU QË FURNIZOHENI ME UJË NGA SISTEMET E VEÇANTA NË ZONAT RURALE (RAJONI I NOVOBERDES, ZHEGËR, BILINICË, LLOVCË, MALISHEVË DHE DOBERQAN) VLONI UJIN!
NDËRSA KONSUMATORËT QË FURNIZOHEN ME UJË NGA FPU PËRLEPNICË, VELEKINCË DHE FPU LETNICË JU NJOFTOJMË SE UJI ËSHTË BRENDA STANDARTEVE PËR UJIN E PIJES DHE NUK KA NEVOJË TË VLOHET.
Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.