Për plotësimin e pozitës :
– Titulli i pozitës : Kryeshef Ekzekutiv (KE)
– Nr. i ekzekutuesve: 1
– Kohëzgjatja e Kontratës punuese: 3 vite, me mundësi vazhdimi
– Vendi i punës: Gjilan
– Orari i plotë : 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv (KE)
-Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e Ndërmarrjes dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon me stafin;
-Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me Ndërmarrjen, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të Ndërmarrjes;
-Harton planin e biznesit, planet e punës dhe raportet e Ndërmarrjes;
-Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
-Menaxhon ndërmarjen dhe udhëheq politikat e saj programore, financiare dhë të punësimit;
-Zbaton zhvillimet strategjike të Kompanisë për arritjen e misionit dhe vizionit të Kompanisë;
-Është përgjegjës për shërbimet që i ofron Kompania dhe mbikëqyrë kualitetin e shërbimeve.
-Propozon buxhetin vjetor për aprovim te Bordi i Drejtorëve, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të Kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
-Menaxhon politikat dhe zbaton vendimet e Bordit të Drejtorëve në pajtim me legjislacionin në fuqi;
-Është përgjegjës për arritjen e caqeve të Kompanisë sipas Planit të Biznesit;
-Bën vlerësimin e kontrollit të brendshëm dhe ndërmerr masa të nevojshme që ato të jenë funksionale për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll rreziqet që i kanosen veprimtarisë së Ndërmarrjes;
-Përfaqëson Ndërmarrjen të palët e treta sipas detyrës zyrtare dhe aty ku ka nevojë edhe me autorizimet e Bordit të Drejtorëve;
-Kryen edhe çdo detyrë tjetër që i caktohet me ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.
Kualifikimi dhe përshtatshmëria profesionale
Kandidatët potencial duhet ë jenë persona me integritet të lartë, të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (e),(f),(j),(k), (l) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.
Për më shumë detaje, shkarko dokumentin më poshtë…