RREGULLORE NR. 04/2017 PËR PROCEDURAT E FATURIMIT PËR SHËRBIMET E UJIT

Në mbështetje të nenit 48 paragrafi 2.6.3 të Ligjit Nr. 04/ L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, dhe të nenit 7. paragrafi 2. të Statutit të Kompanisë, Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidromorava “Sh.a. nxjerr këtë;

Rregullore Nr. 04/2017  për Procedurat e  Faturimit të Shërbimeve të Ujit

Me këtë Rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat e zbatueshme për KRU “Hidromorava” Sh.A. me seli në Gjilan, në lidhje me faturimin për shërbimet e ujit bazuar në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.