Të nderuar konsumatorë!
KRU ” Hidromorava ” Sh.A. fillimisht ju falënderon për bashkëpunim dhe njëkohësisht për pagesa të rregullta për shërbimet e ujit!
Është momenti më i volitshëm që të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbimet e ujit, për vitin 2022.
Në mënyrë që KRU “Hidromorava” t’i përmirësoje shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit kërkojmë nga Ju që deri më datë 30 dhjetor 2022:
– Të paguani borxhin tuaj për shërbimet e ujit,
– Të nënshkruani kontratën për shërbime.
Në rast të mos përmbushjes së këtyre dy obligimeve ligjore, detyrohemi të ju shkëpusim nga shërbimet e furnizimit me ujë dhe lënda juaj dërgohet te Përmbaruesit Privat.
Prandaj, mos vono, paguaj faturën e ujit , mos refuzo nënshkrimin e kontratës për shërbimet dhe kështu shmang ndëshkimet e patjetërsueshme.
Me nderime!
KRU ” Hidromorava ” Sh.A.
22 Dhjetor 2022