NJOFTIM
Njoftohen të gjithë punëtorët e KRU. “Hidromorava” – SHA., në Gjilan me njësitë Viti dhe Kamenicë, se me datë 01.01.2026, ditë e enjte dhe 02.01.2026, ditë e premte nuk do të punohet, për nderë të festës së Viti të Ri, konform kalendarit të festave.
Punëtorët të cilët punojnë me ndërrime do të punojnë sipas orarit të rregullt të tyre të punës, ndërsa Departamenti Teknik do të caktojë ekipet kujdestare për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit.
KRU Hidromorava
Ju urojmë ditë të bukura festive dhe një vit të ri plot gëzim, shëndet dhe suksese!

