Konkurs Publik – Mirëmbajtës i pajisjeve elektro mekanike – Nj.O. Kamenicë

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 8 të Rregullores mbi themelimin e marrëdhënies së punës nr.1273 të datës 05.12.2011 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

 

K O N K U R S   P U B L I K

 

 

  1. Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në njësinë Kamenicë, për pozitën:

 

  • Mirëmbajtës i pajisjeve elektro mekanike – Nj.O. Kamenicë.

 

Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.

Numri i kryesve: 1 (një).

Vendi i punës (lokacioni): Në njësinë në Kamenicë.

Titulli i mbikëqyrësit: Menaxherit të Njësisë Operative në Kamenicë.

Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

Paga bazë: 672.00€ (bruto)

 

 

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 

II.I. Kushtet e përgjithshme:

 

Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme teknike – drejtimi elektronikë apo e      ngjashme.

Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.

 

II.II. Kushtet e veçanta:

 

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Njohja e punës me pajisje elektroteknike, me theks të veçantë të pompave të ujit;
  • Të posedojë Certifikatën për mbrojtje nga zjarri;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës

 

 

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Mirëmban pompat në stacionet e pompimit;
  • Kontrollon, përcjell dhe mirëmban pompat e ujit;
  • Njofton përgjegjësin e tij të drejtpërdrejtë për eliminimin e defekteve si dhe nevojën e ndërrimit të ndonjë pjese;
  • Kujdeset për ruajtjen e pjesëve rezervë dhe të materialit harxhues që nevojitet për procesin e punës;
  • Kujdeset për rregullsinë e pajisjeve gjatë procesit të punës;
  • Kujdeset për shfrytëzimin e planifikuar të ujit nëpërmes pompave;
  • Kryen edhe punë tjera me urdhër të mbikëqyrësit të tij të drejtpërdrejtë;
  • Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
  • Në raste të paraqitjes së zjarrit duhet përdorë mjetet ekzistuese për fikjen e zjarrit;
  • Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Menaxherit të Njësisë Operative në Kamenicë.

 

 

Çdo kandidat(aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

  • Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
  • Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
  • Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
  • Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional dhe vërtetimeve për përvojën e punës në fushën përkatëse);
  • Cv (Jetëpëshkrimi);
  • Çertifikatën për mbrojtje nga zjarri;
  • Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);

 

Çertifikatën mjekësore(për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).

 

 

Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: puna@kru-hidromorava.com, ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.

 

Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.