Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 8 të Rregullores mbi themelimin e marrëdhënies së punës nr.1273 të datës 05.12.2011 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në njësinë Kamenicë, për pozitën:
- Ujë instalues/Mjeshtër – Nj.O. – Kamenicë.
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): Në njësinë në Kamenicë.
– Titulli i mbikëqyrësit: Shefit të Seksionit Teknik të Njësisë Operative në Kamenicë.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 576.00€ (bruto)
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme teknike – drejtimi hidroteknikë.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Njohja e punës së rrjetit të ujësjellësit dhe instalimit të ujit;
- Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
- Të posedojë patentë shoferi “kategoria B”.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Kryen të gjitha punët në mirëmbajtjen e objekteve dhe ujësjellësin sipas nevojës;
- Viziton të gjitha objektet, varësisht nga nevoja për intervenim, përgatit materialin dhe veglat e nevojshme;
- Bënë ngarkimin e materialit me mjetet transportuese dhe shkarkimin e të njëjtave në vendin e caktuar;
- Bënë çmontimin e pjesëve të dëmtuara të gypave, hidrateve, valvulave ajrore dhe mbyllësve oval dhe të tjerë;
- Bënë montimin dhe demontimin e ujëmatësve dhe të njëjtat i dorëzon në njësinë e kalibrimit;
- Përgatitë terrenin për montimin e pjesëve të reja;
- Bënë ngarkimin e pjesëve të çmontuara dhe shkarkimin e tyre në magazinën e njësisë punuese;
- Punon në mbushjen dhe zbrazjen e rrjetit ;
- Punon në mbrojtjen e pajisjeve nga korrozioni në objekte dhe magazinë;
- Kujdeset mbi pengimin e shfrytëzimit të objekteve të rrjetit nga ana e personave të paautorizuar dhe është i obliguar që në punë t`iu përmbahet udhëzimeve dhe urdhëresave të shefit të grupit;
- Përgjigjet për mjetet e besuara;
- Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Shefit të Seksionit Teknik të Njësisë Operative në Kamenicë.
Çdo kandidat(aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
- Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
- Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
- Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
- Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional dhe vërtetimeve për përvojën e punës në fushën përkatëse);
- Kopje të patent shoferit – Kategoria B;
- Cv (Jetëpëshkrimi);
- Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);
Çertifikatën mjekësore(për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).
Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: puna@kru-hidromorava.com, ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.
Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 08.04.2026 deri më 22.04.2026.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.

