Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 8 të Rregullores mbi themelimin e marrëdhënies së punës nr.1273 të datës 05.12.2011 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në njësinë Kamenicë, për pozitën:
- Punëtor i pakualifikuar – punëtor fizik në NjO. Kamenicë.
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 2 (dy).
– Vendi i punës (lokacioni): Në njësinë në Kamenicë.
– Titulli i mbikëqyrësit: Shefit të Seksionit Teknik të Njësisë Operative në Kamenicë.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar(me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 528.00€ (bruto)
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
`
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla fillore.
– Përvoja e punës: E preferueshme.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
- Të ketë aftësi të mira shëndetësore dhe fizike në kryerjen e detyrave të punëtorit fizik;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Punon në mihjen e kanaleve dhe pastrimin e tyre gjatë eliminimit të defekteve;
- Punon në ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve të ndryshme;
- Benë pastrimin e objekteve, kanaleve dhe pjesëve tjera;
- I zbaton masat e mbrojtjes në punë dhe masave higjieno teknike;
- Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Shefit të Seksionit Teknik të Njësisë Operative në Kamenicë.
Çdo kandidat(aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
- Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
- Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
- Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
- Cv (Jetëpëshkrimi);
- Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);
Çertifikatën mjekësore(për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).
Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: puna@kru-hidromorava.com, ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.
Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 07.04.2026 deri më 21.04.2026.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.

