Vendimin nr. 481 të dt. 29.04.2026 të Komisionit të Auditimit për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për pozitën e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të KRU “Hidromorava” Sh.A.
Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava” Sh.A., Gjilan, në cilësinë e panelit intervistues dhe vlerësues, mbi bazën e vlerësimeve individuale të panelistëve, vlerësimit dhe poentimit mesatar të dalë nga vlerësimet individuale, në pajtim me dispozitat ligjore të nenit 21 dhe 25 pika (h), të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, lidhurme dispozitat ligjore të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/087 për Ndërmarrjet Publike, Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike, pas zhvillimit të procedurave të Konkursit Publik me nr. 183, i publikuar me datë: 03.03.2026, si dhe pas mbajtjes së intervistës me gojë dhe vlerësimit përfundimtar të kandidatëve me datë: 29.04.2026, merr këtë:
V E N D I M
Për pozitën Zyrtar i Auditimit të Brendshëm në KRU “Hidromorava” Sh.A., sipas Konkursit Publik me nr. 183, i publikuar me datë: 03.03.2026 , z. Betim Jashari, prej 30 pikëve maksimale është vlerësuar me 18 pikë, si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë, bazuar në mesataren e pikëve nga panelistët.
A r s y e t i m
Komisioni i Auditimit i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” Sh.A. në Gjilan, pas zhvillimit të procedurave të rekrutimit sipas Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, lidhur me Ligjin nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe kërkesave të përgjithshme të Konkursit Publik me nr. 183, i publikuar me datë: 03.03.2026, ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe ka vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.
Këshilla Juridike: Kandidatët e pakënaqur me këtë vendim mund të ushtrojnë ankesë në afatin prej tetë (8) ditëve kalendarike nga dita e pranimit të këtij vendimi pranë Komisionit të Auditimit të KRU “Hidromorava” Sh.A.
Ankesat dërgohen në e-mail adresën: rekrutimi.hidromorava@yahoo.com

