Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
- Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
- Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 2 (dy).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Mirëmbajtjen e Ujërave të Ndotura.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
- Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla fillore.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.
II.II. Kushtet e veçanta:
- Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
- Njohja e bazave funksionale të sistemit të kanalizimeve;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
- Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Asiston dhe ndihmon në pastrimin parandalues të kanalizimeve;
- Kryen zhbllokimin e kanalizimeve;
- Mbështet në planifikimin e mjeteve dhe materialeve;
- Zbaton rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë në punë;
- Kryen shërbime emergjente;
- Jep asistencë ose mbështetje gjatë aktiviteteve të ndryshme të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit;
- Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij të drejtpërdrejtë;
- Për punën e tij i raporton dhe i përgjigjet Menaxherit të Divizionit për Mirëmbajtjen e Ujërave të Ndotura.

