KONKURS PUBLIK – Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

K O N K U R S   P U B L I K

 

 

  1. Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

 

  • Teknik për kontrollin dhe shkyçjen e lidhjeve të paatorizuara dhe ujit të pafaturuar

 

Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.

Numri i kryesve: 2 (dy).

Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

Titulli i mbikëqyrësit: Koordinator për ujin e pafaturuar (UPF).

Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

Paga bazë: 684.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

 

 

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 

II.I. Kushtet e përgjithshme:

 

Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.

Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.

 

II.II. Kushtet e veçanta:

 

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime shëndetësore;
  • Të ketë njohuri praktike në sistemin e ujësjellësit dhe ujëmatësve;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe respektim të rregullave të sigurisë në punë.

 

 

 

 

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 

  • Ushtron kontroll teknik dhe administrativ të lidhjeve të ujit dhe ujëmatësve;
  • Identifikon dhe shkyç lidhjet e paautorizuara, manipulimet, keqpërdorimet dhe parregullsitë në konsum;
  • Realizon kontrolle të rregullta dhe të rastit në terren, ndërrimin e ujëmatësve, evitimin e rrjedhjeve sipas planit të punës;
  • Përgatit procesverbale, raporte kontrolli dhe evidenca për trajtim të mëtejmë;
  • Evidenton dhe dokumenton rezultatet e kontrolleve të realizuara;
  • Bashkëpunon me strukturat teknike dhe vepron në koordinim të drejtpërdrejtë me Koordinatoren për UPF;
  • Zbaton procedurat e brendshme, aktet normative dhe udhëzimet e eprorit;
  • Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
  • Kryen edhe detyra të tjera të ndërlidhura me fushëveprimin e kontrollit, sipas kërkesës së Koordinatores për UPF;
  • Për punën e tij/saj i përgjigjet Koordinatores për ujin e pafaturuar (UPF).

 

 

Çdo kandidat(aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

 

  • Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
  • Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
  • Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
  • Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
  • Cv (Jetëpëshkrimi);
  • Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);

 

Çertifikatën mjekësore(për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).