KONKURS PUBLIK – Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

K O N K U R S   P U B L I K

 

 

  1. Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

 

  • Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit

 

Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.

Numri i kryesve: 2 (dy).

Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Mirëmbajtjen e Ujërave të Ndotura.

Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

 

 

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 

II.I. Kushtet e përgjithshme:

 

Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla fillore.

Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.

 

II.II. Kushtet e veçanta:

 

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Njohja e bazave funksionale të sistemit të kanalizimeve;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës.

 

 

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 

  • Asiston dhe ndihmon në pastrimin parandalues të kanalizimeve;
  • Kryen zhbllokimin e kanalizimeve;
  • Mbështet në planifikimin e mjeteve dhe materialeve;
  • Zbaton rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë në punë;
  • Kryen shërbime emergjente;
  • Jep asistencë ose mbështetje gjatë aktiviteteve të ndryshme të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit;
  • Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij të drejtpërdrejtë;
  • Për punën e tij i raporton dhe i përgjigjet Menaxherit të Divizionit për Mirëmbajtjen e Ujërave të Ndotura.